
Sajmir Boshnjaku, drejtor i Policisë Kufitare, është dorëhequr nga detyra. Nga raportimet mësohet se Boshnjaku i ka paraqitur dorëheqjen ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Boshnjaku është zyrtari i dytë i lartë në rradhët e Policisë së Shtetit që dorëhiqet në javët e fundit. i pari që u dorëhoq nga funksionet ishte Florjan Sulejmani, që mbante detyrën e drejtorit të AMP-së.
Boshnjaku ishte emëruar në këtë detyrë nga Gledis Nano, gjatë periudhës që ai drejtoi Policinë e Shtetit, deri në momentin e shkarkimit.
Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjeve të zyrtarëve të lartë në rradhët e Policisë, nëse ato kanë ose jo lidhje me ultimatumet e vazhdueshme të Kryeministrit që pas rezultatit në zgjedhjet e 11 majit, duket se po synon vendosjen e emrave të rinj në pozicionet kyçe, jo vetëm të administratës lokale, por edhe asaj qendrore.
Lini një Përgjigje