
Mbrojtja e hapësirave publike është kthyer në një kryefjalë nga Kryeministri Edi Rama, i cili qeveris vendin nga 2013, ndërsa ka nën kontroll mbi 90% të Bashkive të vendit, përmes të zgjedhurve të tij vendor.
Së fundmi Rama ka publikuar në rrjet një video, ku shfaqet një person që ngjyros me bojë një mjet lundrues.
“Kjo nuk mund të jetë kurrësesi një skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, e jo më një skenë e përditshme as 1 kilometër nga bulevardi i Tiranës.
Dhe këtu nuk është çështja të shkojë ky e të shkojë ai për t’i larguar këta dhunues të jetës komunitare, duke i gjobitur që këta të rishfaqen prapë si në një lojë macja me miun”, shkruan Rama.
Në këtë kuadër ai paralajmëron një paketë speciale ligjore për të ndëshkuar dhunuesit e hapësirave publike.
“Këtu duhet vënë njëherë e mirë me ligj e me zakon vija e kuqe për këdo që e dhunon hapësirën e përbashkët publike me një akt zaptimi, duke bllokuar, ndërtuar, ndotur apo bërë biznes në kurriz të komunitetit, duke e ndëshkuar penalisht për dhunim të bashkëjetesës qytetare.
Shumë shpejt do të kemi një pako speciale ligjore për këtë soj dhunuesish”, mbyll postimin Rama.
Lini një Përgjigje