TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 07:52

Temperatura deri në -3, si parashikohet moti për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në -3, si parashikohet moti për sot

Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të larta transparente në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 10m/s, ndërsa valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë. 

në zonat malore  -3 deri 9°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta -1 deri 18°C                                                                                                                           

në zonat bregdetare  5 deri 19 °C

Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për tu theksuar dhe formimi e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje - juglindje.

Lini një Përgjigje