
Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar ngjarjen në burgun e Peqinit ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj vrau me pistoletë një të dënuar dhe plagosi një tjetër. Ai tha se burgu duhet të ishte mbyllur, pasi të dënuarit po bëjnë roje me turne për t’u mbrojtur nga rivalët.
"Në sektorë të ndryshëm të burgjeve të Shqipërisë, të burgosurit të bëjnë roje me turne për të mbrojtur veten nga rivalët e tyre.
Shumë ngjarje kriminale porositen në burg dhe trajtohen jashtë dhe që të mos ndodhë kjo duhet që celulari në burgje të mos jetë më i shpeshtë se në dhomat e kinemave. Të jetë një thikë në burg është alarmante jo më një armë.
Në një burg të sigurisë së lartë ku nuk funksionon një kamera, duhet të ishte vënë alarm, duhej të ishte mbyllur. Avokatëve dhe familjarëve të të burgosurve u bëhet zbor kur futen në burg dhe ndoshta bëhet mirë për të ruajtur sigurinë", tha ai.
Lini një Përgjigje