TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2023, 22:43

“Hahet buka dhe në vend tjetër”, Noka përplaset me Hilën dhe Lalën: Zonjë, zëdhënëse e antikushtetueshmërisë mos u bëj

Shkruar nga Pamfleti

“Hahet buka dhe në vend tjetër”, Noka përplaset me

Analisti Dritan Hila dhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Open” në News24, për heqjen e imunitetit të deputetit, të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë debatit në studio, Noka quajti Hilën si ‘zëdhënës të Ramës’, çka çoi dhe në përgjigjen e analistit.

Hila: Berisha kaloi në fazën e dytë. Atë të heqjes së imunitetit. Tani a është e Kushtetuese, a nuk është këtë do e vendosë Gjykata. Ky është fundi i një kulti të Berishës.

Noka: S’ka frikë fare as sot.

Lala: Pse nuk përballet Berisha?

Noka: Zonjë, zëdhënëse e antikushtetueshmërisë mos u bëj.

Hila: Do na quani zëdhënës të Ramës. Sado soft që ta kemi ku ndërshtinë do na quani zëdhënës të Ramës.

Hila: Ç’është ky muhabet ‘hani bukë te Rama’. Ore hahet buka dhe në vend tjetër, ç’është ky muhabet tani. Nuk mu duk normal e heqja e pasaportës për Berishën, por Berisha nuk është përballur ndonjëherë me ligjin.

Lini një Përgjigje