
Gazetarja Klodiana Lala tha se nuk mund të ketë arrest me burg për Sali Berishën, për të cilin Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të tij.
Sipas Lalës, për Berishën nuk mund të vendoset arresti me burg për shkak të moshës.
“Kuvendi i Shqipërisë në rastin e zotit Tahiri dha autorizim për kontroll personal dhe të banesës. Edhe për rastin Berisha nëse SPAK do të kishte kërkuar kontrollin personal dhe të banesës automatikisht është e obliguar nga ligji të shkojë të kërkojë autorizimin në Parlament.
SPAK thotë heqje të lirisë arrest me burg/ arrest shtëpie. Pyetja që shtrohet për të gjithë: A ka arrest me burg për Sali Berishën? Jo nuk mund të ketë, për shkak të moshës.
Ligji thotë se nëse nuk janë krime të rënda, nuk mund të këtë arrest me burg”, tha Lala në “News24”.
Lini një Përgjigje