TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2023, 22:13

Pranimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, Shabani: Po i vjen fundi, kjo është vdekje politike për të

Shkruar nga Pamfleti

Pranimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës,

Kreu i nismës “Thurje” Endri Shabani tha se e gjithë situata e krijuar është përfundimi i epokës së rrugëtimit politik të ish-kryeministrit Berisha.

Ai u shpreh se aktualisht diskutimet që duhen bërë në gjykatë bëhen në studio televizive, duke lënë të kuptohet se nuk po arrihen bisedimet e duhura në institucionet e duhura.

“Ky është një debat shterpë (drejtuar debatit të krijuar në studio). Diskutimi që duhet të bëhet politikisht në studio bëhet në gjykatë dhe ky tjetri që është teknik, që nuk vlen fare, bëhet në televizor. Pra ajo që duhet bërë në gjykatë bëhet në studio televizive.

Ky bëhet nga fakti që të neglizhojnë vjedhjen që kanë bërë për rreth 30 vite. Ky është diskutimi që kërkojnë ta shmangin. SPAK-u nuk i ka marrë leje Ramës për të marrë masën e parë për Berishën. E gjithë kjo, u ngrit një gurgule e madhe, përse Rama nuk po voton. I krijoi një super situatë Edi Ramës ku gjatë miratimit të buxhetit, krijoi një kaos në kuvend. Kjo është vdekje politike për Sali Berishën, atij i ka ardhur fundi”, tha Shabani për “Top Story”.

Lini një Përgjigje