TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2023, 21:38

"Shërbëtore e regjimit”, Klodiana Lala përplaset me Nokën: Mos e kthe personale, kam fakte për ty

Shkruar nga Pamfleti

"Shërbëtore e regjimit”, Klodiana Lala përplaset me

Gazetarja Klodiana Lala dhe deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka janë përfshirë në një debat me tone të ashpra.

Shkak është bërë miratimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë një interviste për "Open", Noka ka hedhur akuza duke i thënë se je shërbëtore e regjimit, ndërsa Lala i përgjigjet duke i thënë se ka fakte për të.

Pjesë nga debati në studio:

Noka: Unë dua respektimin e Kushtetutës, si unë, ti dhe zonja Lala.

Lala: Më duket si një gjuhë e papranueshme nga zoti Noka, i cili ka qenë dhe ish-ministër i Brendshëm, i cili është pjesë e Parlamentit. Është gjuhë e papranueshme.

Noka: Zonja Lala…

Lala: Zoti Noka, ju lutem! Është e papranueshme sulm për prokuroren Millonai. Opozita shqiptare ka qenë aty kur prokurorja ka kaluar Vettingun dhe mund të kishte dalë në protestë.

Noka: Unë ju kuptoj. Tani zgjidh ose avokate e SPAK ose zëdhënëse e SPAK, zgjidh cilën do bësh? Ndaje

Lala: Unë vazhdoj bëj betejat

Noka: Je në misionin tënd për të bërë betejë ndaj opozitës. Shërbëtore e regjimit.

Lala: Ashtu siç jeni ju, një njëri që veproni në paligjshmëri, por të mos e kthejmë personale. Se po të jetë personale kam më shumë fakte se çdo njeri. Mos ta marrim personale. Shërbëtore e regjimit jo ju, por asnjë nuk mund të ma thotë mua. Të duket normale kjo gjuhë që i drejtoheni një prokurore?

Noka: Pa diskutim!

Lala: Nuk është detyra jote të dalësh me një gjuhë shantazhi. Gjuha juaj është e papranueshme.

Noka: Ju djeg juve?!

Lala: Nuk më djeg fare. Më duket gjuhë intimiduese, ajo e Nokës.

lala noka perplasje

Lini një Përgjigje