TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2023, 20:34

Përçarja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Tabaku për zgjedhjet në Serbi: Votuesit ishin nën presion

Shkruar nga Pamfleti

Përçarja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës,

Deputetja e PD, Jorida Tabaku foli për zgjedhjet në Serbi, dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Tabaku nënvizoi se në orët e para të ditës pjesëmarrja ishte shumë e ulët.

Tabaku shprehet se shqiptarët ishin të ndarë dhe të gjithë ishin të pasigurt nëse Kamberi do të fitonte.

Isha si vëzhguese në Nish dhe në Luginën e Preshevës. Atje pata mundësinë të shoh shumë gjëra, në momentet e para të ditës pati një pjesëmarrje shumë të ulët të shqiptarëve. Kishte një dilemë, 19% u rritën serbët që vinin nga Kosova për të votuar, ndërsa shqiptarët aty ishin të ndarë. Dhe deri në momentin e fundit nuk e dinim nëse zoti Shaip Kamberi do të fitonte apo jo. I kam inkurajuar të gjithë të marrin pjesë në votime, pasi është shumë e rëndësishme. Atje fjala dhe argumenti të jep një peshë tjetër edhe një ngarkesë tjetër. Dikush atje tha ; Ne shqiptarët jemi si dallgë që duket sikur nuk përplasen kurrë, por ndonjëherë jemi të keqtë e vetes”, u shpreh Tabaku.

Gjithashtu Tabaku u ndal edhe tek përçarja e shqiptarëve në këto zgjedhje duke thënë se oferta e copëzuar e ndan votën dhe dekurajon njerëzit për të votuar.

Kur shkojmë në Kosovë, na thonë ju të Tiranës keni shumë qejf të përziheni në punët tona. Për mua ka pasur dy gjëra, oferta e copëzuar do ta ndajë votën. Në veriun e Kosovës zgjedhjet sollën këtë konflikt sot. Bojkoti i institucioneve është mënyra më e keqe. Arrita që dje të shihja qendra votimi në Beograd, Nish Luginën e Preshevës dhe pashë disa gjëra që janë probleme që ka Shqipëria, probleme që ka rajoni. Raporti e tregoi që zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e një presioni, pati intimidime, e presione”, tha ajo në “Abc News”.

zgjedhjet në serbi lugina preshevës jorida tabaku

Lini një Përgjigje