
Një fabrikë në zonën e Vaqarrit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Mësohet se nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në fabrikën e vajit.
Policia bën me dije se ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.
"Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje