Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit, ka kaluar sot vettingun.
Edmond Sulajt iu kontrollua pasuria, aftësia dhe pastërtia e figurës.
Trupa e Vlerësimit ishin Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.
Vetting-u në Policinë e Shtetit rikthehet kësaj radhe për t’u bërë nga AMP, pas pushimit së ekzistuari të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që kishte vonesa të shumta. Seancat e ditëve të para do të jenë për 36 subjekte, mes të cilëve drejtorë në aparatin qendror të policisë dhe drejtoritë e qarqeve, shorti i të cilave është hedhur në muajin prill, por sipas burimeve pranë AMP akoma nuk janë vendosur emrat e parë.
Deri në këtë fazë, nga prilli kur AMP nisi vettingun në nivelet drejtuese janë marrë 3 vendime pa hetim. I pari për Vehbi Bushatin, ish-drejtues i Lezhës, i cili hoqi dorë nga policia dhe mori detyrën administrative si këshilltar i kreut të policisë, Muhamet Rrumbullaku. I dyti për Oltion Bistrin, i cili fillimisht si drejtues i Operacionales ishte subjekt hetimi, por ulja në detyrë si specialist te Krimet në Volum e përjashtonte nga kontrolli. Bistri u arrestua disa ditë më vonë në muajin korrik.
I njëjti kusht ishte edhe për ish-drejtuesen e Infrastrukturës, Nevila Xoxa. Vetingu në Policinë e Shtetit rikthehet në një periudhë të nxehtë për strukturën, e cila po përballet me SPAK, pas arrestimit të disa prej eksponentëve të saj në lidhje të ngushtë me krimin.
Lini një Përgjigje