TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2023, 10:58

Ndalimi nga SPAK, gazetari Qyno: Frika ime më e madhe mos nxjerrin informacionet e telefonave

Shkruar nga Pamfleti
Ndalimi nga SPAK, gazetari Qyno: Frika ime më e madhe mos nxjerrin
Elton Qyno

Nga ana tjetër mbrojtësit e Qynos, theksuan se marrja e informacioneve në celularin e gazetarit janë një intimidim dhe për punën e gjithë gazetarëve të cilëve u largohen burimet. 

Gazetari Elton Qyno dhe avokatët e tij ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Fillimisht avokatët e gazetarit kanë bërë të ditur se vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë do të dërgojnë në Apel, edhe bëjnë thirrje që të dorëzohen telefonat. Nga ana tjetër mbrojtësit e Qynos, theksuan se marrja e informacioneve në celularin e gazetarit janë një intimidim dhe për punën e gjithë gazetarëve të cilëve u largohen burimet. 

"Ne ishim të gëzuar në atë kohë. Po shohim mundësinë që të prishim këtë vendim të shkallës së parë. Është shumë e rëndë dhe janë në rrezik burimet e konfidenciale, të cilat nëse do të futen si provë në dosje do të jetë një grusht ndaj punës së gazetarit. Jo vetëm ndaj Eltonit por ndaj të gjithë gazetarëve do tu largohen burimet."-tha avokati.  

Fjalën e ka marrë dhe gazetari Elton Qyno i cili tha se i ruhet publikimit të informacioneve të telefonin e tij. Ai bëri thirrje që Gjykata e Apelit duhet ta lexojë sipas ligjit ankimimin duke vendosur në prioritet privatësinë familjare jo vetë të punë që përbajnë telefonat e tij të sekuestruar. 

"Të gjitha dokumenat që unë kam publikuar ka qenw një informacion i cili ka qenë në dosjen e zbardhur. Unë jam thirrur për një ndalim të publikimit të akteve dhe informacioneve dhe aty është bërë shënim në deklarim që janë nxjerrë sekrete hetimore. Gjatë hetimit më është kërkuar në mënyrë ultimative të lë telefonat dhe burimet e informacioneve. Kam kundërshtuar të gjitha vendimet e gjykatës. Depërtimi i BKH në shtëpi, në zyrë dhe në SPAK ishte një vendosje në presion. Kanë pezulluar aktivitetin të punës duke mos më lënë të ndjek asnjë çështje kriminale. Frika më e madhe është që mos të nxjerrin asnjë sekret të punës. Janë materiale familjare."-përfundoi Qyno. 

elton qyno

Lini një Përgjigje