
Këshilli i Lartë i Gjyqësor (KLGJ), ka rrëzuar pretendimet e Sali Berishës lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka (Maneku), e cila shpalli vendimin detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit për çështjen “Partizani”.
Avokatët e Berishës kundërshtuan vendimin e gjyqtares me arsyetimin e konfliktit të interesit, pasi ajo pretendohet se është shkarkuar nga Berisha në vitin 1996.
Por nga kthimi i përgjigjes rezulton se Sali Berisha vetë e ka shkarkuar dhe e ka emëruar Irena Gjokën brenda 6 muajve me dy vendime të njëpasnjëshme.
Në përgjigjen që Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kthyer avokatëve të Berishës për historikun e emërimeve të gjyqtares Irena Gjoka, rezulton se: “Më 8 shkurt 1996, KLD e kryesuar nga Berisha shkarkoi gjyqtaren Irena Gjoka si të paaftë, ndërsa 6 muaj më vonë, më 23 gusht 1996, KLD që drejtohej nga Berisha e emëroi Gjokën në Mallakastër”
“Me vendimin nr.7, datë 09.02.1996 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Irena Maneku është liruar nga detyra, për shkak të paaftësisë në kryerjen e detyrës.
Me vendimin nr.8 datë 23.08.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, znj.Irena Maneku është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës Mallakastër”, thuhej në përgjigjen e KLGJ-së.
Lini një Përgjigje