TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2023, 20:51

“E tronditur”, shefja e OSBE-së reagon për rastin e Elton Qynos: Konfidencialiteti i burimeve gazetareske, të mbrohet rreptësishtë nga ligji

Shkruar nga Pamfleti

“E tronditur”, shefja e OSBE-së reagon për rastin e Elton

Përfaqësuesja më lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro shprehet se shqetësuar lidhur me rastin e paprecedentë të ndodhur ndaj gazetarit të “Ora News”, Elkton Qyno ku pasi iu kërkua dorëzimi i burimeve të informacioneve të lajmeve që ai publikon, prokurorët e SPAK vendosën kontrollin e banesës dhe më pas sekuestrimin e sendeve të tij të punës.

Përmes faqes zyrtare në platformën sociale “X”, përfaqësuesja më e lartë në Europë e lirisë së medias deklaron se konfidencialiteti i burimeve gazetareske është kyç për lirinë e medias dhe duhet të mbrohet rreptësisht nga ligji dhe çdo praktikë tjetër.

Të tronditur që në Shqipëri gazetarit Elton Qyno iu bë presion për disa orë për të zbuluar burimet e tij pasi autoritetet i kontrolluan shtëpinë dhe zyrën, duke i sekuestruar pajisjet. Konfidencialiteti i burimeve gazetareske është kyç për lirinë e medias dhe duhet të mbrohet rreptësisht nga ligji dhe çdo praktikë tjetër”, thekson përfaqësuesja më lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në reagimin e saj.

qyno osbe spak

Lini një Përgjigje