TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2023, 22:46

Heqja e imunitetit ndaj Berishës, Hoxha: Po kërkohet përjashtimi i tij nga politika!

Shkruar nga Pamfleti

Heqja e imunitetit ndaj Berishës, Hoxha: Po kërkohet përjashtimi

Ditën e sotme Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në emisionin “Opinion”, analisti Artan Hoxha gjykon se opozita shqiptare do të përballet me vështirësi të mëdha nëse Berisha vendoset në arrest shtëpie nga SPAK.

Ndër të tjera, Artan Hoxha tha se po kërkohet asgjësimi politik i Berishës, ndërsa tha se  opozitën e presin “flakët e ferrit”.

Sot pamë një skemë që kërkon asgjësim total politik të Sali Berishës. Sipas meje, këta duan të arrijnë asgjësimin politik të Sali Berishës të dështuar me mjete politike dhe që do përfundojë me keqpërdorimin e mjeteve policesko-gjyqësore. Ky plan asgjësimi politik i tij që ka brenda interesin e mazhorancës në aleancë me një segment të shkëputur nga PD dhe me shtytjen e linjës qeveritare amerikane. Drejtësia po përdoret nga PS, nga segmenti i Bashës në PD që është shkëputur dhe nga linja amerikane. Me këtë skenar sfida e përballjes së opizitës është tjetër gjë nga skenari që pretendojnë disa, se këtu kemi të bëjmë me një drejtësi progresiste që po del nga bataku dhe në këtë skenar tjetër fati i opozitës janë komplet të ndryshme. Besoj se kemi të bëjmë me skenarin e parë dhe opozitën e presin flakët e ferrit”, u shpreh analisti Artan Hoxha.

hoxha berisha

Lini një Përgjigje