
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti i vranët do të mbizotërojë kryesisht në jug të vendit si dhe kthjellime të herëpashershme në pjesën tjetër të territorit.
Në orët e mesditës dhe pasdites parashikohen reshje të dobëta shiu në mënyrë të izoluar dhe lokale në jug të vendit, përqendruar në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: Në zonat malore -2 deri 12 C, në zonat e ulëta 2 deri 20 C, në zonat bregdetare 4 deri 20 C.
Lini një Përgjigje