TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2024, 21:37

Po filmonte shoqërimin e dy protestuesve, momenti kur Shkëlzen Berisha përplaset me efektivin e policisë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Po filmonte shoqërimin e dy protestuesve, momenti kur Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin, është përplasur me një efektiv policie menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës.

Sipas asaj që raporton A2 CNN, Shkëlzen Berisha po filmonte me celularin e tij shoqërimin e dy të rinjve nga ana e policisë, kur një prej efektivëve i është afruar dhe e ka kapur nga dora duke u përpjekur ta ndalonte që të filmonte, por pa ia arritur.

Menjëherë janë afruar edhe mbështetës të tjerë të opozitës dhe bodygardët të cilët i kanë kërkuar llogari efektivit civil, por ky i fundit është larguar.

shkëlzeni

Lini një Përgjigje