TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2024, 21:13

“Vizita e Blinken dha efekt”, Artur Zheji: Në protestën e opozitës nuk pati sulme ndaj SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“Vizita e Blinken dha efekt”, Artur Zheji: Në protestën e

Analisti Artur Zheji, theksoi se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken javën e kaluar ka dhënë efekt tek opozita.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Zheji shtoi se në fjalimet e opozitarëve në protestë nuk u vunë re sulme ndaj institucioneve të drejtësisë së re.

Mua mu duk se në fjalimet opozitare të sotme vizita e Blinken kishte bërë një efekt, nuk pashë sulme 24 karatëshe kundër SPAK si organizatë kriminale. Doktori diku, pjesë e një konspiracioni por nuk pashë që këta titullarët e rinj të flisnin kundër SPAK. Rroftë Berisha në fund, por nuk thonë SPAK organizatë kriminale. Heqja nga fjalori i termit SPAK i dedikohet vizitës së zotit Blinken”, u shpreh ai.

zheji

Lini një Përgjigje