TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2024, 17:42

Nis protesta e opozitës, deputetët e Rithemelimit dalin nga selia e PD-së dhe nisen drejt Kryeministrisë!

Shkruar nga Pamfleti

Nis protesta e opozitës, deputetët e Rithemelimit dalin nga selia e

Ka nisur protesta kombëtare e opozitës e cila mbahet sot në 33-vjetrorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Deputetë e grupit të Rithemelimit së bashku me ata të grupit të Bardhit kanë dalë nga selia e PD-së dhe janë nisur drejtë Kryeministrisë ku dhe do të mbahet protesta.

Dalja e dy grupeve të deputetëve nga selia e PD-së ishte gjithashtu një shenjë simbolike për të treguar bashkimin e dy grupimeve, të Bardhit dhe Berishës. Pas daljes së tyre, deputetët e drejtuar nga Flamur Nokoka, Gazment Bardhi dhe Luçiano Boçiu shoqëruan drejt kryeministrisë nga disa qytetarë të cilët ishin mbledhur para selisë së PD-së.

Kujtojmë se kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga opozita për këtë vit, pas tubimeve të përditshme poshtë banesës së ish kryeministrit Sali Berisha. Gjithashtu kjo është protesta e parë e opozitës që zhvillohet pa Berishën, për shkak se ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie.

protesta

Lini një Përgjigje