Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila e cilëson marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët në pajtim me Kushtetutën u publikua sot në Fletore Zyrtare.
Protokolli u firmos më 6 nëntor 2023, nga kryeministri Edi Rama dhe Giorgia Meloni në Romë. Më 29 janar 2024 gjykata Kushtetuese e vlerësoi marrëveshjen si Kushtetuese dhe i hapi rrugë ratifikimit në Kuvend.
Ndërsa të enjten marrëveshja do të miratohet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.
Ndërkohë që pala italiane është një hap para në këtë drejtim, pasi pak ditë më parë protokolli u miratua në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.
Në dokument parashikohet që në kamp të sistemohen jo më shumë se 3000 persona në të njëjtën kohë dhe azilkërkuesit nuk kanë të drejtë të dalin prej tij. Të gjitha shpenzimet që burojnë nga ky dokument i ngarkohen qeverisë italiane.
Lini një Përgjigje