
Analisti Arben Meçe ka komentuar aksionin e opozitës dhe protestën e thirrur sot nga PD dhe ish-kryeministri Berisha.
Ai tha se me këtë protestë, Berisha synon të testojë dhe të shohë mbështetjen ndaj tij.
Meçe sjell në vëmendje edhe vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, Antony Blinken, teksa tha se kjo vizitë ishte qartazi një goditje për Berishën.
“Suksesin një protestë e ka kur njerëz. Ky miting është një test i Berishës për të kuptuar vetë Berisha sa ka suportin dhe jo të rrëzojë sistemin. Sepse nuk ia arrin dot, situata politike nuk po prodhon një moment që të mbledhë njerëz. Ardhja e Blinken në Tiranë ishte një goditje e rëndë për Berishën dhe tani Berisha po del të thotë, ‘ju nuk më doni’, por mua më do populli”, u shpreh ai për “Abc News”.
Lini një Përgjigje