
Pas ultimatumit që presidenti turk Erdogan i dha kryeministrit Edi Rama për të dëbuar gylenistët, mbrëmjen e sotme ka patur tensione brenda xhamisë Dine Hoxha në Rrugën e Kajavës.
Besimtarët myslimanë kanë ofenduar myftiun e Tiranës, Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë nga ambienti i xhamisë.
Sikurse duket në pamje, përplasja ka qenë e ashpër, ndërsa një lumë ofendimesh kanë vëshuar drejt myftiut.
“Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”, ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës.
Erdogan ja ka bërë të qartë Ramës se për ta është e papranueshme që në Shqipëri ka shkolla dhe organizata të FETO.
Lini një Përgjigje