TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2024, 21:53

Tubimi i opozitës para Kryeministrisë, Enton Abilekaj: Pse ju bashkova sot protestës së Berishës

Shkruar nga Pamfleti

 

Tubimi i opozitës para Kryeministrisë, Enton Abilekaj: Pse ju bashkova

Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar protestën e ditës së sotme para kryeministrisë.

Abilekaj u shpreh se deputetët e PD-së kanë një zakon të pashpjegueshëm që deputetët vijnë në protestë një orë pasi janë mbledhur qytetarët.

Ai theksoi se shqiptarët kanë frikë të dalin e të protestojnë pasi kanë frikë se i pushojnë nga puna.

“Duke qenë gazetar e kemi të pamundur të marrim pjesë në protesta si protestues. Pashë një pjesëmarrje shumë të madhe, ku një pjesë e tyre ishin të përhershëm. Nuk e di pse deputetët kanë një zakon të pashpjegueshëm që vijnë pasi mblidhen protestuesit. Këta liderët që vonohen nga një orë nuk e dinë fare se çfarë i sjellë njerëzit aty. Të gjithë kanë hallet e tyre. Shqiptarët nuk kanë organizime tjera, nuk kanë sindikata, organizata. Njerëzit nuk protestojnë se kanë frikë se i pushojnë nga puna”, tha Abilekaj në Euronews Albania.

 

enton abilekaj proteste berisha kryeministria

Lini një Përgjigje