
Analisti Skënder Minxhozi theksoi se deputetët opozitarë kanë iluzionin e Sali Berishës që tashmë ndodhet i izoluar.
I ftuar në emisionin “Real Story”, analisti theksoi se opozita lufton për karrigen e deputetit. Ai shtoi se opozita e ka marrë të mirëqenë faktin se qeverisja e Ramës do kalojë 2025-ën.
“Këta kanë një iluzionin e atij që është i izoluar në ishull dhe që i jep vetes në çdo ditë të javës nga një post. Një ditë bëhet mbret, një ditë princ, një ditë ministër, kryeministër por ama është vetëm në ishull. Këta jetojnë në një univers të tyrin që quhet Rithemelim, duke hequr Bashën se është tipologji tjetër problemi. Këta e kanë ulur stekën tek mandati i deputetit, këta presin doktorin që të bëjë lojën e madhe.
Duhet të bëjmë paktin e fjalës dhe të gjejmë kush është loja e Berishës. A luan dot më lojë të madhe Berisha? Këta persona kërkojnë kaq pak nga jeta politike dhe e kanë marrë të mirëqenë se qeverisja e majtë e Ramës do të shkojë përtej kapërcellit elektoral të vitit 2025, një moment ku jam i bindur se elita 30 vjeçare, përveç Ramës për shkak se mund të jetë fituesi i atyre zgjedhjeve, do t’i bëjë një pyetje të madhe ekzistenciale vetes së vet: A ia vlen të vazhdojmë", tha ai.
Lini një Përgjigje