TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2023, 17:07

'Të gjithë' nën përgjim? Kuvendi i kërkon prokurorisë të sigurojë akses në adresat IP dhe numrat celularë

Shkruar nga Pamfleti

'Të gjithë' nën përgjim? Kuvendi i kërkon

Kuvendi ka miratuar një rezolutë për Prokurorinë e Përgjithshme dhe kërkon prej saj të sigurojë akses të drejtpërdrejtë në të dhënat e numrave celularë dhe adresat e internetit....

Shumë shpejt organet drejtësisë nuk do të kenë asnjë pengesë në përgjimin e bisedave telefonike dhe mesazheve në WhatsApp, Mesenger, Instagram, e-mail dhe të gjitha rrjetet e tjera sociale.

Aktualisht, prokuroria bashkëpunon me kompanitë celulare dhe kompanitë e internetit kur duan të përgjojnë një individ, por duket se organi i akuzës do i ketë shumë shpejt të dhënat për cilindo prej nesh.

Kjo të paktën nënkuptohet nga një rezolutë që Kuvendi ka hartuar për Prokurorinë e Përgjithshme. Bërthama e përgjimeve për prokuroritë e rretheve është në organin e drejtuar nga Olsian Çela dhe Kuvendi ka kërkuar që prokuroria të ketë akses tek të dhënat celulare dhe adresat IP në të gjithë vendin.

Të punohet për të siguruar aksesin e drejtpërdrejtë në regjistrin elektronik të abonentëve celularë dhe adresat IP nga ana e ofruesve të shërbimit të internetit (jo vetëm në 40 regjistrat kombëtarë) për lehtësimin e hetimeve”, theksohet në rezolutë.

Sipas ligjit aktual, çdo kompani aktuale është e detyruar të vërë në dispozicion të drejtësisë informacione, por ka raste që hasen pengesa e vonesa. Në këtë mënyrë Kuvendi kërkon që të sigurohen të dhënat për numrat celularë dhe adresat e internetit, duke mundësuar akses të drejtpërdrejtë.

Në rezolutë po ashtu kërkohet: Të përditësohet manuali për pastrimin e parave dhe rikuperimin e aseteve në kuadrin e projektit FIIAPP. Të rritet efektiviteti i hetimeve financiare. Të trajnohen policia dhe prokurorët për të përmirësuar teknikat e hetimit financiar. Të rritet efektiviteti i hetimeve për çështjet e pastrimit të parave dhe të krijohet bashkëpunimi institucional ndërmjet Bankës së Shqipërisë, Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për çështjen e monedhave të falsifikuara në vend. /Pamfleti

 

 

ip celulare pergjim

Lini një Përgjigje