
Eventi vjetor i muxhahedinëve në kampin e Manzës është anuluar. Kampi ishte sot sërish nën masa të shtuara sigurie, ndërsa burime brenda kampit i konfirmuan se nuk kishte ardhur asnjë i ftuar amerikan, në një shenjë të parë të heqjes së mbështetjes për ta nga Uashingtoni.
Sipas “ABC News”, në hyrje të kampit vijon të qëndrojë një patrullë e policisë, si edhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kontrollojnë çdo makinë që hyn e del në kamp. Patrulla u vendos pranë kampit, pas operacionit të madh të Policisë së Shtetit për kontrolle në godinat e kampit në Manëz, pas dyshimeve për se përgatisnin sulme kibernetike në dëm të Iranit.
Gjatë operacionit të kontrolleve, efektivët e policisë hasën në rezistencën e banorëve të kampit ku mbetën 15 efektivë të plagosur si dhe disa rezidentë të kampit MEK.
Prokuroria e posaçme ka nisur hetime ndaj anëtarëve të kampit Mekpër disa vepra penale, nga ajo e “provokimit të luftës”
“Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” të gjitha këto tëe kryara në kuadër të grupit të sturktuarr kriminal. Gjithashtu një ditë më parë kryeministri Rama përmendi për herë të parë mundësinë e largimit të tyre nga Shqipëria.
“MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje. Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë. E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria”, tha Rama.
Lini një Përgjigje