
Autoritetet italiane kanë transportuar 15 emigrantë të tjerë në Portin e Shëngjinit.
Anija italiane mbërriti rreth orës 17:00, ndërsa ky është grupi i dytë i emigrantëve, që kur kampi i Gjadrit u shndërrua në një CPR, ku do të akomodohen ata emigrantë të paligjshëm që iu është refuzuar e drejta e azilit në Itali.
Rreth 3 javë më parë në kampin e Gjadrit u akomoduan 40 emigrantë, ku 16 prej tyre deri tani janë larguar nga kampi i Gjadrit, dhe janë riatdhesuar.
Pra në kampin e Gjadrit janë akomoduar 39 emigrantë, aq sa është edhe numri i vendeve në atë që konsiderohet si "burgu' brenda kampit të Gjadrit.
Lini një Përgjigje