TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2025, 16:20

Kur do të godasë SPAK për krimet zgjedhore? 70 kallëzime në duart e prokurorëve, vijon monitorimi në të 12 qarqet

Shkruar nga Pamfleti
Kur do të godasë SPAK për krimet zgjedhore? 70 kallëzime
Çela-Celibashi-Dumani

Për rreth 30 çështje kanë nisur hetimet...

Prokuroria e Posaçme ka në duar afro 70 kallëzime të bëra për krime zgjedhore. Edhe pse pati paralajmërime dhe një angazhim të madh nga SPAK, KQZ dhe prokuroritë e rretheve, deri tani nuk kemi parë asnjë goditje të bujshme sa i takon krimeve zgjedhore.

Prokurorët janë shpërndarë në të 12 qarqet e vendit dhe janë duke kryer monitorime, pwrgjime dhe vëzhgime në terren. Sinjalet janë se goditjet do të vijnë pas zgjedhjeve. Pra në një kohë kur nuk ndryshohet mw rezultati, pavarësisht se çfarë mund të bëjë SPAK.

Aktualisht në dorë të prokurorwve janë 70 padi. Nga kwto, 24 në platformën online, 20 raste janë referime të policisë. Mësohet se në 7 raste SPAK ka nisur hetime kryesisht në bazw të denoncimeve nw media, por dhe vëzhgimeve në terren. Ndërkohë pjesa tjetwr janë padi të bëra nga vetë partitë politike.  Mësohet se për rreth 30 çështje kanë nisur hetimet.

Sipas burimeve, nga denoncimet deri më tani, shumica janë pwr PS dhe pwr PD. Po ashtu ka shumë denoncime dhe pwr PSD-në e Tom Doshit.

Në strategjinë e SPAK të bërë publike, ku përfshihet dërgimi në 12 qarqe 20 prokurorëve, 60 hetuesve të BKH dhe 20 hetuesve financiarë përmendet se nuk do të verifikohen vetëm kallëzimet dhe pretendimet, por edhe mundësia e përdorimit të administratës dhe infrastrukturës publike gjatë fushatës të zgjedhjeve të 11 majit.

Në këtë monitorim, SPAK thotë se cilëson si partner përpos Policisë së Shtetit edhe Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Këtë të fundit jo vetëm për shkak të informalitetit dhe qarkullimit të parasë cash, por edhe për transaksionet e dyshimta dhe ndjekjen e fondeve që vijnë nga jashtë. Fokusi tjetër është ndikimi i krimit të organizuar jo vetëm përmes blerjes së votës, presionit ndaj zgjedhësve por edhe financimit të paligjshëm të kandidatëve. /Pamfleti

Lini një Përgjigje