TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2025, 11:46

Banorët e fshatit Kaçinar protestë kundër ndërtimit të Hec-it: Pushtetarët duan të na vjedhin pasurinë tonë më të çmuar

Shkruar nga Pamfleti
Banorët e fshatit Kaçinar protestë kundër ndërtimit
Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës

Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës, kanë dalë në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës, për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e tyre.

Ata e kanë cilësuar projektin si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetesës, pronave dhe burimeve natyrore që i kanë mbajtur gjallë për breza.

Me pankarta në duar dhe zë të lartë, ata kërkojnë mbrojtjen e ujit, madje shprehen se janë kërcënuar që të braktisin vendbanimet, por nuk dorëzohen.

“Nuk jemi dëgjuar dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Kemi ardhur këtu të ngremë zërin për pasuritë tona si uji dhe bjeshkët tona. Populli ka jetuar me shekuj atje falë natyrës e Zotit që na dha ujë dhe toka pjellore.

Disa grupe të errëta në bashkëpunim me pushtetarë duan të na vjedhun pasurinë tonë më të çmuar, ujin. Pa të nuk ka jetë. Duan të na lënë si peshku në rërë, të braktisim vendbanimet tona. Po na kërcënojnë”, tha një tjetër.

Lini një Përgjigje