TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2025, 22:39

“Rama bleu gjithë botën”, Bushati: Le t’i fusin në burg Saliun, Lirinë dhe Shkëlzenin!

Shkruar nga Pamfleti

“Rama bleu gjithë botën”, Bushati: Le t’i fusin

Analistët Andi Bushati dhe Denis Dyrnjaja u përplasën gjatë një interviste televizive për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të PD-së në SHBA.

Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Dyrnjaja e quajti autogol të madh të Berishës, ndërsa Bushati u shpreh se le të fusin në burg Saliun, Lirinë, Shkëlzenin kur Edi Rama ka blerë gjithë botën.

Pjesë nga debati në studio:

Dyrnjaja: Te kontrata e shërbimit është citimi “për një parti politike jashtë vendit”. Është e cilësuar në kontratë. Në këtë moment ata atje nuk kanë një problem, por këtu ka një problem, sepse kur t’i merr një donacion përtej asaj që lejohet, 1 milionë lekë të reja, ti hyn në një marrëdhënie juridike të detyrueshme.

Bushati: T’i hyjë SPAK-u. Ore ata kanë gjetur rrugën e vet për t’u dhënë para amerikanëve se e kanë kuptuar që këto punë bëhen me para. Është e paligjshme? Le të vijë SPAK-u dhe t’i kapë pastaj.

Dyrnjaja: Problemi është pse bëri këtë autogol Berisha.

Bushati: Unë s’e di nëse është autogol, ashtu po e quan ti.

Dyrnjaja: Autogol fatal, ja do të dalë dhe do ta kuptosh. Sepse në Amerikë, ai që ka dalë garantor nuk ka asnjë problem, nëse nuk paguhen paratë, do të paguajë sipas kontratës. Paratë, 750 mijë dollarë janë paguar ndërkohë. Nuk dimë kush i pagoi, si erdhën këto donacione dhe përtej faktit se kush i pagoi ka një pikëpyetje tjetër që këto vijnë për një shërbim të një partie politike, jo të një organizate. Kjo e ekspozon PD-në direkt.

Bushati: Aty e kanë Flamurin, le ta fusin në burg. O e fusin, o s’e fusin.

Dyrnjaja: Jo nuk është Flamuri.

Bushati: Po kush është?

Dyrnjaja: Nuk është Flamuri. Është si rasti i Ilir Metës ky. Është tipikisht si rasti i 700 mijë dollarëve të Ilir Metës, ku u ekspozua edhe Basha, edhe Berisha.

Bushati: Ore ta fusin Saliun, Lirinë, Shkëlzenin, ata në burg i kanë. Puna është do të bërtasin skandal kur Edi Rama ka blerë gjithë botën dhe bërtasim skandal pse ka hedh lekë edhe PD-ja. Skandal mo. SPAK-un të vetin e kanë, prokurorinë të vetin e kanë. Le t’i marrin.

Dyrnjaja: Kaq për çështjen juridike. Sa për çështjen politike, kur Berisha thotë se 6 milionë dollarë do t’i japë se do të çojë fjalë te Departamenti i Shtetit? Po DASH ka raportet e veta.

Bushati: Këta janë idiotë që kanë patur lekë për t’i harxhuar?

Lini një Përgjigje