
Kreu i "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj ka folur sonte në "Të Pashoq" lidhur me fushatat e parakohshme dhe takimet në Diasporë për zgjedhjet e 11 Majit. Lapaj tregon se ku i gjen paratë dhe ku financohet partia e tij.
Jemi në një elektoral, keni nisur fushatën në takime diasporë, me salla të mbushur plot me patriotizëm, si i mbushni ato salla?
Me pasion, shqiptarë që vijën të dëgjojnë projektin për transformimin e Shqipërisë. Vijnë me vullnet më lirë, vijnë familjarë, shokë, njerëz që nuk i njohim fare janë 98-99% përqind nga të gjitha kategoritë. Mesa duket koha po na jep të drejtë ka kemi dalë të mblidhen masivisht për një ndryshim të madh.
Dallohesh për më shumë takime pompoze në diasporë? Po për ata që se kanë mundësinë?
Kjo është gjëja më e keqe. Ne shkojmë aty ku na ftojnë. Një nga qytetet që e kam ëndërr në këtë rrugëtim është Selaniku. Deri tani askush nuk ka është ofruar për takim. Shkojmë aty ku njerëzit na thërrasin. Ne shkojmë vetëm në ato vende që mbulojnë shpenzimet e sallës dhe organizimit dhe në paguajmë vetëm udhëtimin tonë, hotelin. Ekipi jonë shkon i plotë, minimalisht 6-8 folës që janë në çdo aktivitet. Kemi kaluar 20 takime, deri në fushatë kemi dhe 12 të tjera. Në datat 8 shkurt, 9, 15, 16, 21 dhe 23 shkurt kemi takime të tjera. Shkurti është muaji i diasporës dhe do të zhvillojmë gjithsej 9 takime.
Ka një rënie të pëlqyeshmërisë të sondazheve për ju, ta ka zënë vendin Arlind Qori?
Se di për çfarë sondazhesh e keni ju. Mendoj se ndërhyjnë palët e treta në këto sondazhe, pasi në web janë totalisht të manipulueshme. Ndërsa në Facebook jo.
Lini një Përgjigje