
Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin se pas përmbytjeve në qytet, kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin e parë të këtij institucioni.
Burgu gjendet në zonën e ish-kënetës, një prej më të prekurave nga përmbytjet. Sot pasdite, ujërat e zeza kanë hyrë në katin e parë ku gjenden qelitë e të dënuarve, ndërsa më pas të burgosurit janë zhvendosur në katin e dytë.
Një prej të burgosurve me shtetësi amerikane tha se shpërthimi i ujërave të ndotur brenda burgut rrezikon hapjen e sëmundjeve infektive tek të dënuarit.
Kanali i ujërave të zeza kalon pranë burgut të Durrësit dhe nga reshjet intensive të shiut ka sjellë këtë situatë të pazakontë dhe të rrezikshme.
Të afërmit e të burgosurve kanë kontaktuar me avokatët dhe mediat, për të bërë publik shqetësimin dhe për të marrë masa të një situate alarmante ku ndodhet burgu.
Lini një Përgjigje