
Italia, thotë Matteo Renzi, "po shpenzon miliona në Shqipëri për një zgjedhje të paarsyeshme, të palogjikshme, të paligjshme të Giorgia Meloni”.
Azilkërkuesit (egjiptianët dhe bangladeshasit), që u sollën pak ditë më parë në qendrën e Gjadrit, po rikthehen në Itali, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Barit.
Ata do të arrijnë në Bari në orën 20:30, teksa transporti po kryhet përmes një varke patrullimi të rojes bregdetare, raportojnë mediat italiane.
Anija është nisur nga porti i Shëngjinit rreth orës 12:30. Burime nga Palazzo Chigi flasin për një “surprizë të madhe” për vendimin e gjyqtarëve, të cilët e referuan çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Opozita në vend të kësaj nënvizon "dështimin e zhurmshëm" të Melonit.
Megjithatë, qeveria raporton se "po punon për të kapërcyer edhe këtë pengesë".
Çfarë ndodhi
Ky ishte transferimi i 3 i emigrantëve në Shqipëri dhe e treta “jo” nga gjyqtarët për ndalimin e tyre në qendrën e Gjaderit.
Të martën e kaluar, më 28 janar, 49 emigrantë u kapën në jug të Lampedusa. Gjashtë ishin transferuar tashmë në Itali ditët e fundit për shkak se ishin të mitur ose të pambrojtur. Për 43 të tjerët, të asistuar nga avokatë, dje ishte dita e seancës për vërtetimin e paraburgimeve. Magjistratët e Gjykatës së Apelit të Romës, pasi dëgjuan përmes videos pretendimet e 43 emigrantëve, dhanë vendimin në mbrëmje duke mos legjitimuar paraburgimin e tyre. Gjyqtarët iu referuan sistemit evropian të drejtësisë. Transferimi i juridiksionit nga gjyqtarët e seksionit të Emigracionit në Gjykatën e Apelit nuk ka prodhuar rezultatet që shpresonte qeveria.
Polemika politike
Galeazzo Bignami (Vëllezërit e Italisë) hedh akuza ndaj një pjese të gjyqësorit dhe rezistencën e tij ndaj masave të miratuara për garantimin e sigurisë dhe luftimin e emigracionit të parregullt.
Zv.sekretari i Lidhjes Andrea Crippa shkoi pak më larg kur tha se “një tjetër pushtim i fushës, me një vendim që dëmton Italinë dhe lumturon të majtët dhe emigrantët e paligjshëm”.
Për Maurizio Gasparrin (Forza Italia), "puna e gjyqësorit italian për të bllokuar politikat e sigurisë që luftojnë imigracionin e paligjshëm vazhdon".
Opozita nga ana tjetër është e gëzuar.
"Ne do të kërkojmë llogari për të gjitha kostot e bëra nga shteti në këtë mision. Sipas vlerësimeve tona, tani jemi në mbi 1 miliard euro që mund të ishin investuar për të punësuar infermierë dhe mjekë në departamentet e zbrazura të shëndetit publik”, tha Elly Schlein. Kjo e fundit ka kërkuar dorëheqjen e Melonit.
Italia, thotë Matteo Renzi, "po shpenzon miliona në Shqipëri për një zgjedhje të paarsyeshme, të palogjikshme, të paligjshme të Giorgia Meloni”.
Për Alfonso Coluçi dhe Alessandra Maiorino (M5s) "të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh është një prerogativë e qeverisë Meloni". Sipas sekretarit të +Europa, Riçardo Magi, “është gur varri mbi politikat e imigracionit të zbatuara deri më tani nga Giorgia Meloni mes detyrimeve ligjore dhe grushteve të shtetit parlamentar”.
Lideri i Avs, Nicola Fratoianni flet për një “fund të përgatitur” dhe thekson “tani Meloni nuk duhet ta përdorë këtë episod për të luajtur viktimën dhe për të akuzuar drejtësinë e vendit tonë”.
Referimi në Gjykatën e BE-së
Origjina e një azilkërkuesi nga një vend i konsideruar "i sigurt" është parakusht për aplikimin e procedurës së përshpejtuar të kufirit dhe rrjedhimisht për transferimin e tij në Shqipëri. Si Bangladeshi ashtu edhe Egjipti janë në listën e vendeve "të sigurta" të futura nga qeveria në një dekret në dhjetor 2024.
Por në këtë dispozitë, theksojnë gjyqtarët se "mospërmbushja e kushteve për kategori të caktuara njerëzish nuk është konsideruar ".
Prandaj, sqarojnë gjyqtarët, "përsa i përket kushteve sociale dhe politike të vendeve" vlen "informacioni i kualifikuar i vënë në dispozicion dhe i përdorur për dekretin e mëparshëm ndërministror të 7 majit 2024".
Burime ministrore thonë se kushtet e sigurisë në Bangladesh dhe Egjipt "nuk respektohen për të gjitha kategoritë e njerëzve", siç janë komuniteti LGBTQI+, viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke përfshirë gjymtimin gjenital të femrave, pakicat etnike dhe njerëzit fetarë të akuzuar për krime politike dhe të dënuar me vdekje. Duke qenë se ka “konflikte interpretuese” midis ligjit europian dhe atij italian për këtë çështje, magjistratët kanë formuluar “një referencë paraprake në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian”. Për këtë organi pritet të vendosë më 25 shkurt. /Përshtati Pamfleti/
Lini një Përgjigje