
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një video-denoncim të gazetarit Blendi Fevziut, i cili përmes pamjeve ka provuar se rruga që të çon në Bypass-in e Vlorës nuk është funksionale ndonëse prej 13 vitesh kanë filluar punimet.
Fevziu e ka cilësuar skandaloze këtë fakt dhe papërgjegjshmëri totale nga ana e institucioneve të shtetit dhe kompanisë Gener 2.
Por menjëherë ka ardhur dhe reagimi nga ana e kompanisë GENER 2, e cila thotë se pretendimet e gazetarit nuk kanë asnjë bazë teksa Fevziu ka nxjerrë pamjet si është situata në terren.
Lini një Përgjigje