TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 20:19

Super pajisja e përgjimit në SPAK që do të ‘hedhë në erë’ vjedhjen e votës!

Shkruar nga Pamfleti

 

Super pajisja e përgjimit në SPAK që do të ‘hedhë

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka treguar se SPAK ka marrë një pajisje të fuqishme përgjimi, e cila do të hyjë në punë gjatë zgjedhjeve. I ftuar në podkastin ‘Të Pashoq’ në kanalin e Pamfletit në You Tube, ai tha se falë pajisjeve sot, mund të bëhet përgjim ambiental përmes telefonave, pa pasur nevojë për telefonata.

-Si mund ta bëjë SPAK infiltrimin apo përgjimin gjatë zgjedhjeve?

Pa procedurë të rregullt ligjore përgjimet janë të paligjshme. Shteti shqiptar nuk ka parametra për përgjim masiv. Flitet se SPAK ka marr një pajisje, por nuk ka infrastrukturë. Unë gjykoj se do ketë targete të caktuar. Grupet që njihen. Vjedhja është dhe pjesa ligjore. LSI-së, jo se më afekton, me 110 mijë vota mori 4 deputetë, ndërsa Tom Doshi mori 3. SPAK nuk i ka shpëtuar se ministrat kanë dalë jashtë territorit dhe reklamojnë. Që këtu fillon. Si ikën ti me paratë e shtetit. Po ikin me lekët e shtetit.

Si është kjo pajisja?

Nuk e di, ndoshta ka dhe kapacitet më të lartë. Telefoni edhe pa filluar bisedën hyn në përgjim. Pra nëse një person është ngjitur me mua ai përgjon. Flitë se SPAK e ka, ndoshta dhe për panik. Eksperiencë për krimin elektoral ka qenë e dobët, ndërsa për të tjerat ka performuar mirë.

 -Flasim tani për përplasjen mes SPAK dhe palëve politike. Si pushteti dhe opozita po kërkojnë ta shkrijnë SPAK ose të paktën kështu paralajmërojnë? Çfarë prodhon kjo luftë me SPAK-un?

Rama u hodh në sulm dhe bëri një tërheqje edhe me goditjen që i dha Etjen Xhafajt, ose lër mandatin ose mos dil më të mbrosh kënd. Ai i shkoi linjës së kryeministrit, pasi PS, asnjë intervistë nuk dalin pa lejen e Ramës. Në gjykimin tim, goditjet politike faktikisht ndaj ligjit nuk janë shumë të mira në pjesën formale, por kjo ka një anë tjetër të medaljes. Unë jam i mendimit, e para nuk e mbështes komisionin Xhafaj, sepse deri dje Rama dhe Xhafaj ishin në kontradikta, dhe u bënë aleat që t'i bien SPAK-ut, pasi Prokuroria e Posaçme nisi t’iu afrohej atyre.

Në fakt, në dukje dhe formalisht, Rama nuk është se nuk i ka lëshuar të vetët. Nuk ju ka dalë në mbrojtje në mënyrë flagrante dhe unë çuditem se si asnjëri nuk e hap gojën. Mbase kjo ka qenë pakti, po të kapën nuk të mbroj. Për mentalitetin shqiptar nuk jam për një institucion pa asnjë lloj kontrolli. Është ajo

-Çfarë nënkupton me këtë, kujt i referohesh SPAK?

SPAK dhe drejtësinë, po

-Ta kontrolloj kush, p.sh se Politika se kontrollon dot?

Ta kontrollojnë institucionet ligjore, jo politika, nuk e kisha fare te politika.

 

Lini një Përgjigje