TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 16:08

Dosja ‘Partizani’/ Berisha i drejtohet Gjykatës së Lartë, kërkon rrëzimin e masës së GJKKO-së

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘Partizani’/ Berisha i drejtohet Gjykatës së

Sali Berisha, kreu i PD-së, përmes avokatëve të tij, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dy herë në muaj.

Prej 3 janarit, Berisha doli nga ‘arresti i shtëpisë’ ku pothuajse qëndroi 1 vit, pasi Apeli i GJKKO-së i ndryshoi këtë masë sigurie duke i caktuar atë të detyrimit të paraqitjes.

Por kreu demokrat në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë kërkon shuarjen e masave të sigurisë, duke pretenduar se ndaj tij nuk ka prova dhe fakte.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie. Malltezi fillimisht u arrestua dhe qëndroi disa javë në qeli por më pas iu ndryshua masa e sigurisë nga arrest në burg në atë të shtëpisë.

 

Lini një Përgjigje