TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 18:07

“Gruaja futi burrin në burg, për të kaluar Vitin e Ri me dashnorin”, avokati i divorceve "shtang" studion

Shkruar nga Pamfleti

“Gruaja futi burrin në burg, për të kaluar Vitin e Ri me

Avokati i divorceve Roland Islami ka folur mbi divorcet në vendin tonë, por dhe rastet që i kanë lënë atij përshtypje.

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ai është ndalur dhe te arsyet që çojnë në divorc, por dhe kostot që ka. Ai ka treguar dhe një histori të çuditshme.

Dhuna sot është më shumë e stisur për shkak të tradhtisë bashkëshortore. Nëse mund të them një rast… Në vitin që iku, tre ditë para Vitit të Ri, me datë 29 dhjetor, më vjen një zonjë tek zyra dhe më thotë që do të marrë një urdhër mbrojtje. E pashë që nuk kishte shenja dhune dhe e pyeta pse e donte urdhrin e mbrojtjes. ‘Dua urdhër mbrojtje, urgjent më bëj kërkesën’, tha. E bëra kërkesën për urdhër mbrojtje unë, e dërgova në komisariat dhe bëri denoncim ajo. Shkuan e morën burrin e saj dhe e futën tre ditë në paraburgim për dhunë në familje deri në datën 2 janar. Kur e kuptoj më datën 3 që pse ishte bërë e gjithë kjo, sepse i kishte ardhur i dashuri nga jashtë shtetit dhe donte të kalonte Vitin e Ri në shtëpi me të dashurin dhe e mbajti bashkëshortin e saj në paraburgim. Futi burrin e saj në burg për të qëndruar me dashnorin natën e Vitit të Ri”, tha ai.

Lini një Përgjigje