Disa qytete të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu paraditen e sotme.
Në disa zona është krijuar trafik i rënduar, përfshirë edhe kryeqytetin, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura të shiut.
Durrësi është përfshire nga stuhi me erëra te forta dhe shi që kanë bërë të pamundur qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve gjatë paradites.
Lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisen me 8 orë vonese për shkak te dallgëve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.
Burimet nga porti detar i Durrësit bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve pa problem.
Reshje të dendura të shiut kanë shkatuar probleme edhe në qytetin e Lezhës.
Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë.
Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen Besëlidhja.
Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Në këto lagje është shënuar prezencë uji në 3 banesa dhe disa garazhe. Ndërkohë në zonën e Zadrimës janë dhjetëra hektarë sipërfaqe tokë bujqësore të përmbytura.
Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.
Në orët e vona të mbrëmjes, sipas Shërbimit Ushtarak Meteorologjik, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Ndërsa në juglindje kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Lini një Përgjigje