TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2024, 12:17

Po priste pemën me motosharrë, humb jetën 53-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Po priste pemën me motosharrë, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se e ka zënë pema poshtë, teksa po e priste me motosharrë. Incidenti ndodhi ditën e djeshme, teksa 53-vjeçari, humbi jetën sot në spital.

“Ditën e djeshme, në malin Valmar, shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje