TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2024, 10:01

Dje bëri ndërhyrje kirurgjikale në QSUT, Rama del nga spitali

Shkruar nga Pamfleti
Dje bëri ndërhyrje kirurgjikale në QSUT, Rama del nga spitali
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga spitali pas ndërhyrjes së një dite më parë nga hernia inguinale.

Mjekët bëjnë të ditur gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë ka qenë e mirë gjatë natës.

Shefi i qeverisë e la spitalin pas disa ekzaminimeve rutinë sipas protokollit të ndërhyrjes.

Operacioni u realizua nën drejtimin e mjekut Arben Gjata, i ndihmuar nga Arben Beqiri, Dritan Rehovica, shefi i anestezi-reanimacionit Krenar Lila, dhe Saimir Kuçi.

Kryeministri e paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohej sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale

rama del nga spitali

Lini një Përgjigje