
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në Top Story se në Parlamentin tjetër do të ketë një Komision për rihartimin e Kushtetutës.
Vangjeli u shpreh se nëse nuk ndodh kështu, unë do t’ju falënderoj dhe do të largohem duke ju thënë se nuk doli.
Ndërkoh♪, analisti Arian Curri e ka sfiduar duke i thënë se nëse nuk del kështu s'do të vish më në këtë studio.
“Prisni që parlamenti tjetër do të bëjë një komision për rihartim të kushtetutës, sepse kjo është zgjidhja e vetme dhe e mençur, është përshtatja me këtë realitet sepse ka një kërcitje konstelacioni të institucioneve dhe kushtetutës, dhe e treta sepse është një lëvizje me detyrim përcaktim, ku do jenë të gjithë së bashku për të rishkruar rregullat e lojë. Kjo që po shohim sot ka të bëjë me atë që do të ndodhë nesër. Nëse nuk është kështu unë do t’ju falënderoj dhe do të largohem duke ju thënë se nuk doli”., tha Vangjeli.
“Nuk do vish më Lorenc në këtë emision”, i tha Arian Curri.
“Unë jam i bindur se do të vij, sepse do të ndodhë kështu”, u përgjigj ai.
Lini një Përgjigje