TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2024, 07:10

Stuhi dhe rrebeshe shiu në të gjithë Shqipërinë, tre qarqet më të rrezikuara për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti
Stuhi dhe rrebeshe shiu në të gjithë Shqipërinë, tre
Stuhi dhe rrebeshe në të gjithë Shqipërinë

Ditën e sotme i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe shtrëngata, duke shkaktuar edhe përmbytje.

Sipas shërbimeve meteorologjike, Vlora është qarku më i rrezikuar.

Në mesditë në qytetin e Vlorës priten 20 rrufe për km katrorë. Si pasojë, Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe peshkimit, deri në një moment të dytë.

Veç Vlorës, dy qytete të tjera që do të preken më shumë nga moti i keq janë Fieri dhe Tirana.

Por, gjithashtu nga përkeqësimimi i motit preket i gjithë rajoni i Ballkanit. Ekspertët e motit janë shprehur se mund të shohim një vëllim total uji që mund të arrijë ose të kalojë 100 tonë për hektar.

Një nivel i ulët barometrik nga rajoni i Italisë pritet të pushtojë disa zona gjeografike të vendit tonë nga e premtja deri të hënën dhe me karakteristikat kryesore të reshjeve lokale intensive, stuhive të cilat pritet të shoqërohen me breshër, erë dhe rrufe.

Për shkak të motit të keq, Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave për ditën e nesërme, të njëjtën gjë ka bërë edhe Greqia fqinje. 

stuhi dhe rrebeshe në të gjithë shqipërinë vlora tirana

Lini një Përgjigje