TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2024, 22:12

Drejtësia refuzoi komisionin “Xhafaj”, Tela tregon arsyen pse qëndrimet u zbuluan pas dënimit të Salianjit

Shkruar nga Pamfleti

Drejtësia refuzoi komisionin “Xhafaj”, Tela tregon arsyen pse

Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe Inspektorati i Lartë të Drejtësisë (ILD), deklaruan se nuk do të marrin pjesë në komisionin anti-korrupsion që njihet si komisioni “Xhafaj”.

Gazetari Andi Tela ka folur lidhur me këtë vendim. Ai tha se megjithëse kërkesa nga Xhafaj ishte bërë më 31 korrik, përgjigja u vonua me dy muaj. Sipas tij, kjo koicidon me dënimin e deputetit Ervin Salianji.

“Kërkesa e z.Xhafaj për komisionet është bërë më 31 korrik, sot jemi me 3 tetor, përgjigja ka vonuar dy muaj, dhe duket se është më tepër operacion imazhi.

Xhafaj është politikan dhe jurist i vjetër dhe e di se të ftosh përfaqësuesin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkëpunosh me ty është konflikt interesi i pastër.

Mua më ngre dyshim fakti se pse kjo përgjigje u vonua dy muaj, u vonua pikërisht në këto ditë, se u dënua Ervin Salinaji dhe këtu ndërtohet fabula se institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë të pavarura dhe nuk kanë lidhje me pushtetin legjislativ”, tha Andi Tela për “TPZ”.

Lini një Përgjigje