
Gazetari Artan Hoxha është paraqitur sot në SPAK, ku është thirrur për dosjen e "21 janarit".
Artan Hoxha ka sqaruar faktet lidhur me një audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve te Gardës, para dhe pas protestës së "21 janarit".
Ai pohon se nga regjistrimi në të cilën drejtuesit e Gardës komunikonin me kode, ka arritur të deshifrojë 10 kode, në të cilat ka identifikuar 10 persona.
“Regjistrimin unë e kam pasur dhe kaseta tregon qe vrasjet janë bërë me urdhër. Ky incizim është aksesuar me diktafon dhe ka pasur akses në këtë kanalin që komunikonin të gjithë drejtuesit e Gardës, dhe prandaj ai i ka regjistruar.
Unë e kam publikuar në janar 2023, na u kërkuar ta çonin në Prokurori të Tiranës, nuk e çuam se ajo kishte 12 vjet dhe nuk kishte bërë asgjë, nuk e ka thirrur asnjë nga personazhet e nivelit të lartë, prandaj nuk e çuam se e kishte humbur integritetin dhe mundësinë për ta bërë këtë gjë, që nuk e bëri për 13 vjet, thjesht na humbi kohë 1 vit e gjysmë derisa u desh vendimi i Strasburgut që vuri në funksion institucionet tona.
Në atë regjistrim komunikohet me drejtuesit e Gardës me kode dhe unë kam deshifruar të paktën 10 kode, kam identifikuar 6 persona dhe përmes tyre ti e shikon kush janë ata.
Sot ata kanë mundësi të flasin, sepse nuk është situata si ishte më parë, nuk ka mundësuar të bëhet presion që ka qenë atë kohe”, tha Hoxha për “TPZ”.
Lini një Përgjigje