
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar kaosin e opozitës në Kuvend dhe djegien e karrigeve. Spahiu tha se ky konflikt mes PS dhe PD duhej të ishte shmangur me kohë.
Ai theksoi se Berisha dhe Partia Demokratike duhej ta kishin negociuar amnistinë penale edhe për veprën për të cilën është dënuar Salianji.
“Ky konflikt mundet dhe duhej të ishte shmangur në kohë. Se kuptoj përse ka ardhur në këtë ditë moment për tu shmangur konflikti mes PD dhe PS. Ka qenë moment juridik në të cilën PS dhe PD votuan amnistinë penale. Në atë moment duhej me çdo kusht që PD të kishte negociuar amnistinë penale për veprën penale me të cilën ishte dënuar Salianji.
Sa kohë ka pasur vepra penale me rrezikshmëri shoqërore më të madhe për të cilën është dënuar Salinji, se kuptoj përse nuk është negociuar dhe që vepra penale dhe vendimet e shkallës së parë nuk janë përfshirë. Nëse kjo do ishte bërë pjesë e një amnistie penale, sot s’do kishim Salianjin në burg. Njeriu që po i vuan pasojat më shumë se deputetët që konfliktohen në parlament, është vetë Salinaji që sot ndodhet në burgun e Fierit”, tha juristi për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje