
Mbrëmjen e sotme pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe parashikohet që pjesa më e madhe e vendit të përfshihet nga stuhi dhe rrebeshe shiu. Për këtë arsye Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar ndalimin e të gjitha lundrimeve drejt portit italian të Barit.
Gjithashtu njoftohet se lundrimet e planifikuara për sot do të nisen mëngjesin e nesërm, më datë 4 tetor.
“Anullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt portit italian të Barit mbrëmjen e sotme. Autoriteti Portual Durrës njoftoi mbrëmjen e së enjtes se referuar parashikimeve për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme, dt.03.10.2024, nuk do të ketë lundrime të trageteve nga porti i Durrësit drejt portit të Barit. Tragetet do të nisen drejt portit të Barit (Itali) mëngjesin e ditës së nesërme, më 4 tetor”, njofton autoriteti.
Lini një Përgjigje