TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2024, 18:33

Zonat malore do jepen me 1 euro/ Shabani: Rama sillet si feudal, fuqizon oligarkët

Shkruar nga Pamfleti

Zonat malore do jepen me 1 euro/ Shabani: Rama sillet si feudal, fuqizon

Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i emërtuar “Për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore poseduesëve faktikë jopronarë në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” parashikon procedurat dhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet e interesuar për të zhvilluar projektet e tyre në tokat që do të merren me çmimin simbolik 1 euro.

Endri Shabani, kreu i Nismës Thurje tha në studion e “MCN Economy” se edhe kur propozohen ide neo-liberale dhe të iniciativë së private kryhen manipulime për të fuqizuar 4-5 njerëz dhe për ta kthyer Shqipërinë në feudalizëm.

Këtu edhe kur vihet me ide neo-liberale të tregut të lirë, të iniciativës private manipulohet për të fuqizuar 4-5 njerëz për ta kthyer Shqipërinë në feudalizëm. Ata që fuqizohen janë  4-5 veta që marrin dhe subvencione nga shteti, dhe lekët e BE-së dhe tokën falas”, tha ai.

Sipas Shabanit, bregdeti po konsumohet dje malet janë një segment i paezauruar.

Në skemën e përgjithshme, besoj se këtu megjithëse kryeministri nuk ka shpalosur një strategji të zhvillimit ekonomik, plani është të shërbejë për të pastruar paratë e grupeve kriminale nëpër botë që investohen në ndërtim dhe në turizëm. Bregdeti po konsumohet se aq vijë bregdetare ka Shqipëria. Mbetet një segment tjetër i paezauruar. Qeveria do të subvencionojë me toka 1 euro, pa lekë pa fjalë. Pse këta?”, tha ai.

Shabani thotë se Rama sillet si kryefeudal.

Pse do ia japë 4-5 oligarkëve? Pse të mos ia japë atyre që kanë qenë aty. Fermerëve që bëhen bashkë, shqiptarëve që janë në diasporë që kanë ndërtuar biznese? Investitorëve të huaj jo, autoktonëve jo, kategorive të caktuara në Shqipëri jo. Sepse është pushteti personal i një njeriu që sillet si kryefeudal. Ka marrë disa feudalë, i ka lënë secilit tokat e veta. E trajton pronën shqiptare sikur të jetë në tokën e familjes së vet”, tha ai.

Lini një Përgjigje