TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2024, 17:26

Italia miraton përfundimisht marrëveshjen për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë!

Shkruar nga Pamfleti

Italia miraton përfundimisht marrëveshjen për pensionet,

Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse.

Tani mbetet vetëm votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra-mijëra shqiptarë. Ndërkohë marrëveshja në Parlamentin shqiptar është miratuar dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Kujtojmë se objekti i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë, sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësinë.

Janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

Kështu, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet.

Pas datës 6 korrik, shqiptarët në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në shtetin italian dhe atë shqiptar duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që kanë derdhur kontributet. Janë rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja me Italinë, si dhe 4 mijë shtetas italianë që do të përfitojnë pension në Shqipëri.

Po ashtu shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje.

Për të marrë pension në Itali duhen 20 vite pune, ndërsa për të përfituar pension në Shqipëri mjaftojnë 15 vite pune.

 

 

 

Lini një Përgjigje