TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2024, 15:47

Në arrest shtëpie për aferën 'Partizani', Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Shkruar nga Pamfleti

Në arrest shtëpie për aferën 'Partizani', Gjykata

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi. Malltezi e bazoi ankimimin në nenet 8/a dhe 110 të kodit të procedurës penale, ku flitet për administrimin e provave dhe memoriet dhe kërkesat e palëve. Po ashtu në nenin 43 të kushtetutës dhe nenin 6 të konventës europiane të të drejtave të njeriut që lidhet me procesin e rregullt ligjor.

Lidhur me këtë anikmim, Gjykata e Lartë vendosi ta shqyrtonte në dhomë këshillimi me procedurë të përshpejtuar dhe vendosi ta rrëzojë atë.

Ndërkohë që më herët Malltezi ka pretenduar se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të paraqitura, dokumenta por edhe një ekspertizë private që kundërshton pretendimet e organit procedues.

Kujtojmë se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ky i fundit i marrë i pandehur dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe pastrim parash.

Lini një Përgjigje