
A do ta shesë Lulzim Basha, Sali Berishën për 4 vrasjet në bulevard?
Prokuroria e Posaçme ka rikativizuar hetimet për “21 Janarin”. Pas një periudhe pauze sa i takon thirrjes së dëshmitarëve, duket se tani ka rinisur marrja në pyetje e personave që kanë dijeni mbi vrasjet në bulevard.
Sot u pa në SPAK gazetari Artan Hoxha, personi që nxori audi-përgjimin, që dëshmon se si u dha urdhër për të vrarë më 21 janar 2011. Ai e ka dorëzuar materialin te prokurorët, teksa ka dhënë dhe dëshminë e tij.
Por duket se pas tij do të merren të tjerë persona në pyetje dhe duket se po afron radha e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Gjykata e Lartë urdhëroi pikërisht të kryen hetime mbi roilin e tyre dhe pritet me shumë interes ajo që ata do të dëshmojnë.
Berisha nuk ka treguar kurrë pendesë për 4 vrasjet. Madje është mburrur me krenari. Lulzim Basha i është shmangur gjithmonë kësaj ngjarje. Dhe për të qenë më të saktë, Basha është ndoshta personi që di më shumë nga të gjithë. Ai e di mirë se çfarë ndodhi atë ditë dhe nga erdhën urdhrat për të kryer ekzekutimet. Por ai është shmangur.
Kur nisi betejën me Berishën, Basha i dërgoi një mesazh të koduar ish-kryeministrit, pasi i përmendi “21 Janarin”. “PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar”, ishte kjo deklarata e Bashës që bëri bujë. Dukej qartë që ishte kërcënim, por që Basha e ndërroi pllakën shumë shpejt. Ai tha më pas se e kishte fjalën për qëndrimin publik që mbajti Berisha, duke nënkuptuar sulmet ndaj Bamir Topit apo Ina Ramës.
Ky ishte rasti i vetëm kur Basha foli për 21 Janarin. Por tani shtrohet pyetja: A do të flasë Basha kur të merret në pyetje nga SPAK? Sipas vendimit të GJL, ai do të duhet të pyetet dhe tani ai ka në dorë të fundosë totalisht Berishën. Padyshim që Basha e di se çfarë ndodhi dhe është shmangur sepse ka dhe vetë gisht. Mirëpo nëse të dy rrezikojnë burgun, a do kthehet Basha në një “pentito”? A do të thotë ai se ishte Berisha ai që dha urdhër të qëllohej? /Pamfleti
Lini një Përgjigje